Bible

Connect

With Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Corinthians 13

:
Albanian - DHRGKK72
1 E treta herë ashtë këjo qi vij te ju: “qish do fjalë ka me qindruem mbë gojë dy deshmitarëve a treve”.
2 U thashë juve ma pari, edhe po u thom ma pari, porsikur me qenunë ngjat dytënë herë, edhe tashti qi jam lark u shkruej atyneve qi kanë fëjyem përpara, edhe gjithë tierëvet, se ndë arthsha për-së-ri, s’kam me u kursyem,
3 sepse kërkoni provimin e ati Krishtit qi flet me anë t’eme, i cilli s’asht’ i dobë mbë ju, por asht’ i fortë ndër ju.
4 Sepse ndonëse u kryqëzue prei dobësinësë, por rron prei Perëndisë; sepse edhe na jemi dobë mb’ate, por kemi me rruem bashkë me ate mbë ju prei fuqisë Perëndisë.
5 Shikoni vetëhenë tuei, ndë jeni ndë besët; provoni vetëhenë tuei, apor s’e ngjifni vetëhenë tuei se Iesu Krishti ashtë ndër ju? Veç ndë qofshi paprovueshim.
6 Edhe shpërej se keni me ngjofunë, se na s’jemi paprovueshim, por qi bani ju mirënë, e na jemi paprovueshim.
7 Edhe i lutem Perëndisë qi mos bani ndonji gja keqe, jo qi dukemi na provueshim, por qi bani ju mirënë, e na jemi porsi paprovueshim.
8 Sepse s’mundemi me bamë gja kundrë vërtetësë, por për vërtetënë.
9 Sepse gëzohemi kur na jemi dobë, e ju jeni fortë, edhe për këte lutemi, do me thanë, për kulluemit tuei.
10 Përandai shkruej këto, kur jam lark, qi mos u za me keq, kur jemi ngjat, mbas ati pushtetit qi ka dhanë Zoti, për ndërtuem, e jo për prishunë.
11 Gëzohi pra, o vëllazën, bahi kullutë, ngushullohi, kini nji mend, kini paqtim; edhe Perëndia i dashunisë edhe i paqtimit ka me qenunë bashkë me ju.
12 Përshëndetni njiani tietërinë me puthëme shenjtënueshime; u falenë juve me shëndet gjithë shenjtënitë.
13 Hiri i Zotit Iesu Krisht, edhe dashunia e Perëndisë, edhe shoqënia e Shpirtit Shenjt qoftë bashkë me gjithë ju, Amen. (Letëra) e dytë mbë Korinthianët u shkrue kah Filippet’ e Makedonisë, (edhe u dërgue) me anë Titos’ e Lukësë.